Kosovë

Studenti i shkëlqyeshëm i Mjekësisë jeton në kushte të mjerueshme bashkë me prindërit

Agon Zhinipotoku, një qytetar nga Ferizaj, ka ndarë një rrëfim prekës për një familjes nga Kaçaniku.

Në këtë shtëpi që po e shihni në pamje, jeton një student i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, bashkë me dy prindërit e tij.

Studenti në fjalë posedon notë mesatare 9.5 dhe kushtet e vështira financiare ia kanë vështirësuar edhe rrugën e shkollimit.

“Me pas pare me nejt n’konvikt, krejt 10-she i marr“, citohet të ketë thënë studenti në fjalë.

Shkrimi i plotë:

Studenti i mjekësisë me notën mesatare 9,5, jeton këtu me prindërit në 30 metra katror🥲

Sot, vizituam familje që na kanë shkruar dikush tjetër që meritojnë të ju ndihmohet. Më thanë që një student i shkëlqyer i Mjekësisë është kapacitet në vete edhe pika e djalit. E vizituam të parin, ngaqë doja ta dija a është e vërtetë. Ashtu edhe doli, një djal sharmant, i gjatë, tejet ambicioz e student i dalluar në vitin e tretë të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

M’falni se isha fjet, tërë natën kam lexuar se kam një provim këto ditë-na tha si mirëseardhje.

Na priti aq ngrohtë sa që kurrë nuk do ta harroj fytyrën e tij të njomë, ama shumë e ndrojtur. Ai punon verës kamarier gjatë pushimeve në fakultet, që t’ia dalë sadopak t’i mbuloj shpenzimet e studimeve. E kur na përcolli na tha: “Me pas pare me nejt n’konvikt, krejt 10-she i marr”.

E studentin për lakmi, me emrin e Zotit shpresojmë që nuk do të jetë në këto kushte gjatë, u bëftë krenaria e qytetit dhe Kosovës si një mjek i dalluar dhe djal shembull për rininë tonë.

Kur njeriu don të arrijë diçka, asgjë nuk e ndalon, është vullneti e jo kushtet. E ky djalosh është i tillë.