May 17, 2024
Kosovë

Kuvendi i Kosovës, seancë kushtuar 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

himnin shtetëror, por edhe atë kombëtar, Kuvendi i Kosovës, nisi seancën kushtuar 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Seancën e hapi kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ndërsa për sakrificën e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij, folën kryeministri i Kosovës, Alibin Kurti dhe presidentja, Vjosa Osmani.

“Mirë se keni ardhur për ta shënuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës 26-vjetorin e UÇK-së dhe për ta nderuar sakrificën e Jasharajve.”, – theksoi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

“Manifestimi që ka nisur qysh në mars të vitit 1999, nën zjarrin e luftës, në një vjetorin e luftimeve në Prekaz, ku e mori emrin Epopeja e UÇK-së, ndër vite ka zënë vend brenda institucioneve të Republikës së Kosovës deri sot kur po e shënojmë 26-vjetorin e saj. Epopeja e UÇK-së, përkatësisht historia e luftës së armatosur e Adem Jasharit, familjes Jashari të Prekazit dhe të gjithë atyre që ecën bashkë me to dhe pas tyre në rrugën e çlirimit, përmblodhi një trashëgimi të madhe politike, kulturore dhe kombëtare nga e cila ka ardhur liria e Kosovës dhe mbi të cilën është ndërtuar edhe vet shteti i saj.”, – deklaroi kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

“Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, Shaban Jashari, Ademi, Hamza dhe të gjithë anëtarët e familjes Jashari treguan heroizëm e sakrificë të pashoq, duke mbrojtur pragun e shtëpisë së tyre, pragu i Jasharajve në fakt simbolizonte vet Kosovën.”, – theksoi presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Para të pranishmëve, në seancë ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i familjes heroike, Rifat Jashari, ndërsa këngëtarët e mirënjohur të këngës patriotike, Ilir Shaqiri dhe Shkurte Fejza, interpretuan këngën “Sërish vjen marsi” dhe “Mora fjalë”.