Maqedoni

Bojmacaliev: Mbi 603,000 udhëtarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit në tremujorin e parë të 2024

Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev sot (29.04.2024) me drejtorin e BSP-së Sasho Tasevski dhe ndihmësdrejtorin e Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migracion, Sasho Smileski, mbajtën takim pune me udhëheqësinë e Stacionit policor për kontrolle kufitare “Aeroporti Ndërkombëtar” “Shkup.

Siç kumtuan nga MPB-ja, delegacioni vizitoi terminalin e aeroportit si dhe Njësinë Ndërinstitucionale Kufitare (NJNK). Njëherit, nga ana e udhëhqësisë u njoftuan me rezultatet e kësaj njësie organizative në Qendrën Rajonale Veri në kuadër të Byrosë për Siguri Publike të MPB-së.

“Në tremujorin e parë të Stacionit policor për kontrolle kufitare “Aeroporti Ndërkombëtar”, në lidhje me punën e kësaj njësie organizative, vërejmë një fluks të shtuar të udhëtarëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me gjithsej 603.537 të regjistruar nga të cilat 296.728 udhëtarë vendas dhe 306.809 të huaj, dhe në të ishin edhe 2507 avionë vendas dhe të huaj. Lidhur me veprat e regjistruara penale, shënojmë dy raste të zbuluara të dokumenteve të falsifikuara. Janë paraqitur 65 kallëzime kundërvajtëse dhe janë kryer 92 kontrolle të personave, 14 persona janë privuar nga liria, 78 persona janë ndaluar”, ka thënë Bojmacaliev pas takimit, theksohet në kumtesën.