May 1, 2024
Maqedoni

Shiten tri banesa dhe një garazhë e Mijallkovit për 332 mijë euro

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar – Driton Nebiu ka bërë të ditur sot se nga shitja e tri banesave dhe një garazhi, të konfiskuara me aktvendim nga Sasho Mijalkov, buxhetit të shtetit i janë shtuar 332.276 euro, shkruan Lideri.mk

Të tre banesat janë në rrugën Slavejko Arsov, njëra prej 78 m2 dhe të dyja 73 m2. Në ankand është shitur edhe një garazh prej 30 metrash katrorë në KK Qendër 2.

– Inkurajoj qytetarët e RMV-së në çdo tender publik dhe ankand të aplikojnë paraprakisht dhe lirisht të bëjnë oferta sepse ligji është mbi të gjithë ne, askush nuk është mbi ligjin, ne vetëm respektojmë ligjin dhe do të vazhdojmë pa asnjë pengesë dhe pa asnjë kifizim në menaxhimin tonë të mëtutjeshëm me Agjencinë – tha Nebiu.

Ai bëri të ditur se së shpejti do të dalin në ankand edhe tjera banesa dhe toka ndërtimore të konfiskuara nga Mijallkovi, për të cilat ka edhe aktgjykim të formës së prerë.

Në shtator të këtij viti, Mijallkovit i janë shitur tri pasuri të paluajtshme për 244 mijë euro./Lideri.mk