Maqedoni

Gir: Pres fushatë dhe zgjedhje të qeta

Ambasadori i BE-së në Shkup Dejvid Gir tha se pret që raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe votimi për parlamentaret do të kalojë qetë dhe në atmosferë demokratike. Gir tha se shpreson që i gjithë procesi zgjedhor do të përfundojë me porosi pozitive.

“Misioni i OSBE/ODIHR-it e publikoi raportin paraprak për rrethin e parë të zgjedhjeve. Zgjedhjet kaluan kryesisht qetë dhe në atmosferë demokratike dhe me të vërtetë shpresojmë se rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe fushata për zgjedhjet parlamentare do të jetë pozitive, çka do të mundësojë i gjithë procesi të përfundojë me porosi dhe ndjenjë pozitive”, tha Dejvid Gir, ambasador i BE-së.