Maqedoni

Pa energji elektrike disa pjesë të Komunave të Shkupit, Petrovec, Gjorçe Petrov dhe Saraj

Për shkak ndërhyrjeve teknike në rrjetin shpërndarës, sot pa energji elektrike do të jenë disa pjesë nga konsumatorët e Komunës së Shkupit, Petrovec, Gjorçe Petrov dhe Saraj, kumtoi QRMK-Shkup.

Gjatë periudhës prej orës 08:30 deri në orën 14:30 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e fshatit Kozhle Tunel Katllanovë dhe fshati Badar në Komunën e Petrovecit.

Në periuudhën prej orës 09:00 deri në orën 11:00 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët në Komunën e Sarajit.