Taravari: Fushata jonë ishte demokratike. Vazhdojmë përpara edhe më të bashkuar
Kandidati i opozitës shqiptare Arben Taravari ka komentuar procesin e sotëm zgjedhor.
“Fushata jonë ishte demokratike. Vazhdojmë përpara edhe më të bashkuar. Ne kemi Vlera, ne jemi VLEN. Më vjen keq që BDI nuk deshi të koordinohej me ne për president shqiptar. Ata preferuan të manipulojnë, me vota joshqiptare. Por manipulimeve do t’u vijë fundi në 8 maj. Dihet se në zgjedhjet parlamentare shqiptarët do të dalin shumë më shumë, kundër çdo pazari.
Bashkë, pa hile, me vendosmëri!”, është shprehur Taravari. (INA)