BallinaMaqedoni

Ndryshimi i beftë i motit, rriten kërkesat për ndihmë të shpejtë

Ndryshimet e motit kanë bërë që gjatë 48 orëve të fundit të rriten dukshëm thirrjet në Ndihmën e Shpejtë. Sipas njohësve të këtyre rrethanave më së shumti gjatë këtyre ndryshimeve reagojnë personat me sëmudje kronike dhe personat e moshuar. Te këta të fundit për shkak se ulet dukshëm elascititeti i arterjeve të gjakut. Sipasj mjekëve kujdestarë përveç ndihmës mjekësore, qytetarët do të duhet t’i dëgjojnë udhëzimet e mjekëve në drejtim së asaj se si ta përgatisin veten në përballjet e këtyre ndryshimeve.

“Në këshillojmë që qytetarët të kenë kujdesë në ushqimin që konsumojnë, të marrin më shumë lëngje, pastaj para se ta pinë terapinë që u kanë përshkruar mjekët të bëjnë matjen e shtypjes e gjakut, pasi shpesh ndodh që të kenë shtypjen e ulët dhe me marrjen e terapisë presioni i gjakut t’u bie edhe më shumë. Ushqimi të jetë i shëndetëshëm ku preferohet më shumë pemë dhe perime, si dhe lëngje. Në ditët kur koha është më stabile rekomandohet edhe ecje, së paku 30 minuta në ditë, dhe të mos jenë vazhdimishtë para kompjuterëve apo në ambiente të klimatizuara, që organizmi më shpejtë të përshtatet në këto ndryshime.”, u shpreh një mjek.

Sipas meteorologëve, rreshjet e shiut dhe ato të borës në viset malore do të fillojnë të ulen, ndërsa gjatë javës na pret mot i ndryshuar.

“Edhe dita e sotme do të jetë më të rreshura, dhe gjatë orës së mbrëmjes priten ulja e të reshurave, ndërsa në disa vende të reshurat do të shkojnë në 20 litra në metër kub. Temperaturat do të jenë të ulta nga 8 deri më 16 grad celsius, ndërsa në Shkup do të jenë deri më 12 gradë celsius.”, thonë nga Qendra për punë hidrometereologjike.

Gjatë ditës së hënë pritet mot i kthjellët, ndërsa gjatë ditës së martë priten që të reshurat të rikthehen me intensitet më të lartë.