September 29, 2024
Maqedoni

Qeveria ra dakord për 12%-shin, SASHK pezulloi protestën

Kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedelkov, ka paralajmëruar pezullimin e protestës që ishte planifikuar për nesër para objektit të Ministrisë së Kulturës.

“Në bazë të informacioneve nga funksionarët e lartë të Qeverisë, se rrogat në fushën e kulturës do të rriten për 12 përqind dhe do të paguhen më 22 prill, Këshilli i SASHK-ut konstatoi se është plotësuar Kërkesa e SASHK-ut.”, deklaroi Nedelkov.

Ata paralajmëruan që protesta dhe greva do të vazhdojë më 26 prill, në rast se nuk realizohen kërkesa e tyre dhe realizimi i pagesave për ditën e hënë.

“Informacionet u vërtetuan se pagat në kulturë do të paguhen nga dita e hënë në pajtueshmëri me kërkesën tonë me rritje prej 12% Gjatë ditës së djeshme kishin seancë të jashtëzakonshme ku analizuam informacionet dhe gjendjen faktike se si është dhe miratuam vendim që protesta të pezullohet. Të shohim të hënën dhe të martën nëse do të realizohen pagat, eventualisht nëse nuk paguhen, atëherë të premten më 26 prill, kemi në mënyrë plotësuese një prostë edhe më të fuqishme.”, Jakim Nedelkov, Kryetarë Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë

Mbi 3,000 punonjës të institucioneve kulturore nuk kanë marrë rrogat për muajin mars./TVM2