Sulmet izraelite në Gaza, shkon në mbi 34 mijë numri i palestinezëve që nga fillimi i luftës
Të paktën 34,049 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit, raporton Ministria e Shëndetësisë e Gazës.
Shifrat e reja vijnë pasi ministria e shëndetësisë deklaroi se 37 palestinezë janë vrarë dhe 68 janë plagosur në 24 orët e fundit.
Ministria nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve në raportet e saj, por thotë se shumica e të vrarëve janë gra dhe fëmijë.