May 3, 2024
BallinaRajon - Botë

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në mbi 34 mijë numri i palestinezëve që nga fillimi i luftës

Të paktën 34,049 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit, raporton Ministria e Shëndetësisë e Gazës.

Shifrat e reja vijnë pasi ministria e shëndetësisë deklaroi  se 37 palestinezë janë vrarë dhe 68 janë plagosur në 24 orët e fundit.

Ministria nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve në raportet e saj, por thotë se shumica e të vrarëve janë gra dhe fëmijë.