Vijon fushata për parlamentaret dhe presidencialet
Vijon dita e dytë e fushatës për zgjedhjet parlamentare. Karvanët e partive udhëtojnë nga qyteti në qytet, duke prezantuar programin para qytetarëve për të fituar besimin e tyre.
Në garë për një ulëse në Kuvend ka 17 parti dhe koalicione. Trembëdhjetë prej tyre kanë lista në të gjashtë zonat zgjedhore. Kanë mbetur edhe katër ditë për kandidatët për president deri në raundin e parë të zgjedhjeve.
Edhe sot, shtatë pretendentët do të prezantojnë programin e tyre në takime me qytetarët. Kandidati i LSDM-së dhe koalicionit do të ketë takime me qytetarët në Çuçer Sandevë, Shuto Orizarë dhe tubim në komunën e Butelit.
Gordana Siljanovska Davkova, kandidate e VMRO-DPMNE-së, vazhdon takimet me qytetarë në Rankovc të Kratovës dhe në Kriva Pallankë. Në promovimin e Panairit të Librit do të marrë pjesë kandidatja për presidente nga “E Majta”, Biljana Vankovska.
Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, kandidat për kryetar nga Lëvizja “E di”, do të ketë takime me banorët e lagjes Gjorçe Petrov në Shkup dhe Veles. “Fronti Evropian” do të prezantojë programin zgjedhor BE 2030 në Saraj dhe Vrapçishtë.
Kandidati për president, Stevço Jakimovski, do të ketë takime me qytetarë në Shkup dhe Veles. Takime me qytetarë do të ketë edhe Arben Taravari nga koalicioni VLEN, i cili do të qëndrojë në diasporë, më konkretisht në Berlin.