Sqarim nga VMRO-DPMNE: Nikollovski dhe Misajllovski mungojn për shkak të fushatës dhe jo për shkak se janë kundër Kosovës
Deputeti Aleksandar Nikollovski, anëtar në Ansamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe zëvendësanëtari Vllado Misajllovski nuk janë në Strasburg për shkak të fushatës zgjedhore që po zhvillohet në Maqedoni dhe jo për shkak se kemi diçka kundër Kosovës. Kështu për gazetën KOHA përgjigjen nga kabineti i Mickovskit, në pyetjen se, pse sot kur votohet për Rekomandimin për anëtarësim të Kosovës në AKPE, Nikollovski dhe Misajllovski nuk i janë bashkangjitur dy kolegëve të tyre nga LSDM dhe BDI, të cilët tashmë janë në Strasburg.
“Aleksandër Nikollovski dhe Vllado Misajllovski janë pjesë e ngushtë e fushatës parazgjedhore në Maqedoni. Duam të sqarojmë se VMRO-DPMNE nuk ka asgjë kundër Kosovës apo që është në një linjë me Vuçiçin, siç po raportohet”, thonë në kabinetin e Mickoskit, ndërsa e arsyetojnë mungesën e anëtarit dhe me këtë, votës së përfaqësuesit të VMRO-së në votimin e sotëm në Strasburg.
Në ndërkohë, në Strasburg gjenden deputetja Arta Bilalli Zendeli e BDI-së dhe ai i LSDM-së, Darko Kaevski, të cilët kanë paralajmëruar se do të votojnë PËR anëtarësim të Kosovës në APKE.