Maqedoni

“S’mund të shpresojnë në kthimin e sistemit që është dënuar”, Hasani dhe Sali dënojnë arrestimin e gazetarit Furkan Saliu

Mysafirët e sotëm në Daily Click në TV21, Ilir Hasani nga Fronti Europian dhe Bekim Sali nga VLEN dënuan arrestimin e djeshëm të gazetarit Furkan Saliu.

“Me të gjitha mundësitë që i kisha, bëra që të pamundësohet shkelja e fjalës së lirë, fjala e lirë janë gazetarët, ndërsa prej tyre Furkani është më i lirë, e ka fjalën më të lirë. Respekt për të gjihta ata gazetarë që mundohen me kontributin e tyre ta drejtojnë sadopak këtë shtet ku jetojmë”, tha Hasani.

“Mendoj se opinioni i gjerë e tha mesazhin dhe popullata është e orientuar për vlera demokratike dhe për shprehjen e lirë, kurse ata të cilët…nëse ka pasur insinuata për inskenim të një rasti të tillë, mendoj se e kanë gabim dhe mendoj se nuk mund të shpresojnë në kthimin e një sistemi që në të kaluarën ka qenë edhe i dënuar”, tha Sali.