Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka filluar konferenca javore në çështje ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut,Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit kundër administrimit të drejtësisë.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se për të dhe çdo shqiptar tjetër mbajtja e seancës më 28 nëntor është një befasi jo e mirë, transmeton Telegrafi.

“Si çdo popull edhe ne shqiptarët, kemi historinë, traditat, vlerat kombëtare dhe shtetërore. Mendoj që caktimi i kësaj situate pikërisht sot më 28 nëntor do të duhej evituar. Mbajtja e kësaj seance, pikërisht me 28 nëntor për mua dhe çdo shqiptar është befasi jo e mirë”, ka deklaruar ish-presidenti Thaçi.

Ndryshe, të pranishëm fizikisht në sallën e gjyqit në këtë seancë janë Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj ndërsa Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj e Hajredin Kuçi janë të pranishëm përmes video-lidhjes, sikurse edhe disa nga avokatet. /Telegrafi/

sqShqip