Maqedoni

Osmani nga Shutka, nacionalizmat në rritje rrezikojnë bashkëjetesën

Fronti evropian është ndërtuar si një urë për ti thënë jo Rusisë, që do të na çojë drejt BE-së. Kështu deklaroi kandidati për presidnet i Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI, Bujar Osmani, gajtë hapjes së shtabit në komunën e Shutkës.

Sipas Osmanit, Fronti Evropian po mirëpritet nga qytetarët pasi njerëzit kanë qenë të uritur për një bashkim të këtillë, jo vetëm ndërshqiptaër, por bashkimit me të gjitha komunitetet tjera në bllokun më të madh multietnik i cili po kërkon mandat për ta udhëhequr shtetin.

“Njerëzit pyesin çka ndodhi, pse tash Fronti Evropian? Përgjigja ime është se Fronti evropian është krijuar si rezultat i asaj që po ndodhë në vendin tonë dhe në mbarë botën. Në Maqedoninë e Veriut kemi nacionalizmin në rritje i cili po rrezikon bashkë jetesën në vendin tonë. Forcat nacionaliste të inspiruara prej Rusisë e këndej, janë duke kërkuar 61 deputet, 61 deputet për të na përjashtuar ne nga vendim marrja, për ta kthyer situatën e para 20 viteve, të konflikteve ndëretnike të mosbesimit ndëretnik” – tha Kandidat për presidnet i Frontit Evropian, Bujar Osmani.

Sipas Osmanit kjo bën që këto zgjedhje të mos jenë të rëndomta, por zgjedhje në të cilat vendoset për të ardhmen tonë, zgjedhje të cilat do të përcaktojnë të ardhmen e familjeve, të ardhmen e fëmijëve tanë.

Në këto zgjedhje do të vendoset nëse do të shkojmë drejt një të ardhme të ndritur evropiane.