Rajon - Botë

Rekord/ 2.5 milionë besimtarë myslimanë të pranishëm në Mekë për Natën e Kadrit

Xhamia Al Haram në Mekë, Arabi Saudite, ishte e mbushur plot me rreth 2.5 milionë besimtarë nga e gjithë bota që faleshin në vendin e Shenjtë përpara Namazit të Taravive të premten, natën e 27-të të Ramazanit 1445.

Kjo natë shënjoi kulmi shpirtëror i muajit të shenjtë, Nata e Kadrit që përkujton momentin kur kryeengjëlli Xhebraili iu shfaq për herë të parë Profetit Muhamed dhe filloi të shpallte Kuranin.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë shumë fotografi dhe video të besimtarëve që vërshojnë në xhaminë e madhe, të gjitha katet e saj, oborrin dhe korridoret e saj.

Sipas Agjencisë Saudite të Shtypit, kapaciteti i tavafit në xhami u zgjerua, kopjet e Kur’anit në shumë gjuhë ishin në dispozicion dhe pastrimi, ajrimi dhe ajri i kondicionuar u mbajtën në kontroll.

Për lehtësi të shtuar, 5000 karroca u shtuan duke lehtësuar lëvizjen brenda hapësirës së xhamisë.