Maqedoni

Ziadin Sela flet me shifra, ja sa deputetë synojmë të fitojmë në zgjedhje

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka folur me shifra sa i përket zgjedhjeve. I ftuar në Syri Tv, Sela tha se koalicioni “Fronti Europian” do të fitojë bindshëm në zgjedhjet e majit duke grumbulluar mbi 20 deputetë.

“Fronti Europian do ti fitojë këto zgjehdje dhe fronti europian as nuk diskutohet i ka kapacitetet ti marrë mbi 20 deputetë. Aleancap ër Shqiptarët dhe BDI janë dy faktorë kryesorë politikë në vend”, tha Sela, teksa më tej theksoi se Aleanca për Shqiptarët do të sigurojë grupin parlamentar brenda në Kuvend.

“Do garantojë që do jetë grup parlamentar, minimumi 5 deputetë. Por në varësi të numrit të rritjes së deputetëve do të rritet dhe numri i Aleancës për Shqiptarët”, shtoi Sela.