Në repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Klinik të Tetovës, gjatë këtij viti kanë lindur gjithsej 510 fëmijë, bën të ditur shefja e repartit, gjinekologia Merale Rexhepi, përcjell TV21. Sipas saj, krahasuar me një vit më parë, numri i lindjeve është rritur për rreth 10 për qind, ndërsa këtë rritje të lindjeve në këtë spital ajo e lidh drejtpërdrejt me renovimin e repartit dhe zgjerimin e stafit mjekësor. Ajo shtoi se numri i foshnjave të lindura është thuajse i balancuar mes djemve dhe vajzave, çka tregon një shpërndarje natyrale të lindjeve në rajonin e Tetovës.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

“Si zakonisht përqindja mes dallim mes meshkujve eh femrave është shumë i vogël në gjashtë mujorin e parë në vitin 2025. Nga 510 lindje – 256 ishin meshkuj dhe 254 ishin femra. Në krahasim me vitin 2024 sivjet jemi në rritje për 10% për gjashtëmujorin e parë. Bëhet çdo mënyrë e lindjes. Në repartin tonë mbisundojnë lindjet spontane, për të cilën ne edhe mundohemi edhe vetë, pasi lindjet spontane janë lindje të preferuara si nga ana e nënave, si nga ana personeli mjekësor, pasi që shkojnë me më pak komplikime, është më natyrale, prezenca e pacientëve në spital është më e shkurtër”, tha Meral Rexhepi – kryeshefe e Repartit të Gjinekologjisë – Spitali i Tetovës.

sqShqip