Shpëtohen 69 refugjatët nga Bangladeshi
69 refugjatë u shpëtuan nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit dhe Shpëtimit të Indonezisë pas një jave në det të hapur.
Ata i përkisnin grupit etnik indo-arian pa shtetësi, Rohingya, të vendosur në kampet e mbingarkuara të Bangladeshit.
Mes tyre kishte edhe fëmijë!
“Gjëja e parë që pashë ishte një vajzë e vogël, rreth pesë vjeç. Shikova këmbët e saj dhe ato ishin shumë të rrudhura, sikur të ishin zhytur në ujë për një kohë të gjatë”, tha një gazetar i AFP në bordin e anijes së shpëtimit.
Refugjatët u dërguan menjëherë në një strehë të përkohshme në distriktin e Aceh Besar, ndërsa një pjesë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në fillim pati raporte kontradiktore për viktima dhe të zhdukur, por grupi i kërkim shpëtimit e hodhi poshte një gjë të tillë.
Mijëra refugjatë të Rohingyas kanë bërë përpjekje për tu larguar nga kampet e mbipopulluara në Bangladesh drejt vendeve fqinje, me Indonezinë që ka parë një rritje të numrit të refugjatëve që nga nëntori që e shtyu atë t’i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndihmë.