Maqedoni

Policia në kërkim të autorëve që vendosën flamurin shqiptar në kishën “Shën Atanasi” në Tetovë

Ohrit që ta heqë vetë simbolin fetar. BDI-ja ka reaguar ashpër ndaj vendosjes së kryqit dhe ka kërkuar përgjegjësi nga Komuna e Tetovës për lejimin e saj. Shefi i diplomacisë dhe kandidat aktual i BDI-së për president të vendit, Bujar Osmani, më pas deklaroi se tema e kryqit ishte lojë parazgjedhore e Besës për të nxitur tensione. Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, ai tha se nuk e shqetëson asnjë simbol fetar përderisa nuk ka për qëllim të shkaktojë tensione ndëretnike.

Reagime ka pasur edhe nga partitë nga blloku politik maqedonas. Nga VMRO-DPMNE thanë se para se të flasin për pengimin e të drejtës së besimtarëve për të shfaqur simbolin e tyre, institucionet kompetente të kontrolluara nga BDI dhe LSDM duhet të merren me qindra ndërtime pa leje në Kodrën e Diellit që mbijnë çdo ditë.

Mesazh për të mos ndezur tensione ndëretnike ka ardhur edhe nga kreu i shtetit, Stevo Pendarvoski, i cili ka thënë se kjo është gjëja e fundit që na duhet krahas të gjitha problemeve tjera.