May 14, 2024
Maqedoni

Ia merr fëmijën dhe kërcënon të dashurën e tij, arrestohet nga policia

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se zyrtarët policorë dje (20-mars) rreth orës 19:50, në rrugën “Pançe Popovski” në Gostivar, kanë privuar nga liria 41-vjeçarin S.S. nga Sellca Keqe e Tetovës. Ai më parë ishte raportuar nga një 30-vjeçare nga Gostivari me të cilën ishte në lidhje dashurie se para ndërtesës në të cilën ajo kishte banuar i kishte marrë njërin nga dy fëmijët e mitur dhe e kishte kërcënuar.

“Efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar, dje (20-mars) rreth orës 19:50, në rrugën ,,Pançe Popovski” në Gostivar, kanë privuar nga liria 41-vjeçarin S.S. nga Selca Keqe e Tetovës. Ai më parë ishte raportuar nga një 30-vjeçare nga Gostivari me të cilën ishte në lidhje dashurie se para ndërtesës në të cilën ajo kishte banuar i kishte marrë njërin nga dy fëmijët e mitur dhe e kishte kërcënuar. Ai është mbajt në Stacionin Policor të Gostivarit për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.