Maqedoni

Pak para iftarit, rrahje për motive banale mes fqinjëve në Tetovë

Një 66-vjeçar nga Tetova ka raportuar në polici se pak para iftarit, është sulmuar fizikisht nga fqinji i tij, pasi paraprakisht kishin mosmarrëveshje rreth vendit të parkimit.

“Gjashtëdhjetë e gjashtë vjeçari R.D. nga Nerashti i Tetovës, dje (19-mars) në orën 17:10 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 16:30 para shtëpisë së tij për shkak të keqkuptimeve rreth parkimit të automjeteve të tyre, është sulmuar fizikisht nga fqinji i tij S.D. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar”, thonë nga SPB-Tetovë.