“S’prite ta dëgjoje Roelin të të thërriste ‘babi’, pse na le vetëm o jetë?”
Pas ndarjes së papritur nga jeta të Shpat Kaspatit, ka ardhur edhe reagimi i parë i bashkëshortes së tij, Selvijes, e cila ka shpërthyer në një mesazh të dhimbshëm kushtuar partnerit dhe babait të djalit të tyre. Në postimin e saj, ajo shpreh tronditjen e thellë që po përjeton, duke treguar se momentet e fundit i kanë gjetur teksa përgatiteshin për t’u larguar drejt Italisë për trajtimin e vogëlushit Roel.
Selvija shkruan se Shpati u nda nga jeta në duart e saj dhe se dhimbja e kësaj humbjeje është e papërshkrueshme. Ajo tregon se sa shumë ishin lodhur dhe sa shumë kishin sakrifikuar për të siguruar një të ardhme më të mirë për djalin e tyre, i cili tashmë mbetet pa babanë në një moshë kur kishte më shumë nevojë për të. Në mesazhin e saj shfaqet shqetësimi më i madh: si t’i shpjegojë Roelit se i ati nuk do të jetë më pranë.
Dedikimi i ndjerë i gruas së Shpat Kasapit:
Ndërrove jetë në krahët e mi, o jetë… Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentat në Itali, që të mund ta çonim sa më shpejt tek logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di! Sa të afërt kemi qenë, sa bashkëpunues në privatësinë tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke të thirrur babi… nuk prite, Shpat. Nxitoje dhe na le këtu vetëm, pa ty. E le Roelin jetim… Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty. Në kohën kur duart e tua i duheshin më shumë se kurrë. Si t’ia shpjegoj Roelit që babi nuk është më? Më thoje gjithmonë se do të më doje deri sa vdekja të na ndante…por pse u ndave nga jeta në krahët e mi, pse ma këpute zemrën kështu, o jetë? Inshallah takohemi në Xhenet… Allahu të deshi pranë vetes por unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne.

