Maqedoni

Dy raste të reja me pertusis në Kumanovë

Edhe dy raste me kollën e keqe janë konfirmuar në Kumanovë, theksojnë nga Qendra për Shëndet Publik të Kumanovës.

Një foshnje katëmujorshe dhe një fëmijë gjashtëvjeçar janë dy rastet e reja me pertusis. Të dy fëmijët janë lëshuar për mjekim shtëpiak.

Në QSHP ka gjithsej tetë raste të konfirmuara, shtatë në Kumanovë dhe një Kriva Pallankë.

Nga pika e vaksinimit në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë njoftojnë se nga mesi i janarit deri më tani me DiTePer vaksina janë imunizuar 1.260 fëmijë./Telegrafi/