Kosovë

Nuk miratohet rezoluta e AAK-së për faljen e gjobave të bizneseve

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që të miratojë propozim-rezolutën e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për faljen e gjobave të bizneseve që u shqiptuan gjatë pandemisë.Pro kësaj rezolute, kanë votuar për 22 deputetë, 43 votuan kundër dhe nuk kishte ndonjë abstenim.Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së paraprakisht e prezantoi rezolutën e cila kishte vetëm një pikë.

Të suspendohen të gjitha gjobat deri sa Kuvendi të trajtoj në mënyrë të detajuar dhe të nxjerr një ligj i cili i trajton të gjitha kategoritë që janë subjekt i gjobave nga fillimi e deri në mbyllje të pandemisë”, tha Tahiri.Pas përfundimit të kësaj pike, prfundoi seanca pasi Kuvendi nuk pati kuorum që të trajtojë propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare.Sipas nënkryetares së Kuvendit, Saradna Bogujevci kjo pikë mbetet të trajtohet gjatë seancës së ardhshme.