Kolla e keqe, nga e hëna në çerdhe me 3 doza të vaksinës “Diteper”
Nga dita e hënë fëmijët do të mund të shkojnë në çerdhe me tri doza të vaksinës “Diteper”, por brenda 6 muajve duhet të rivaksionohen.
Gjatë ditëve të vikendit nuk ka rrëmujë në punktet e vaksinimit. Nga Pika e vaksinimit në Poliklinikën “Bukuresht”, theksojnë se nga fillimi javës, ka pasur numër të shtuar të prindërve të cilët i kanë dërguar fëmijët e tyre për vaksinim, por pasi që u miratua vendimi që edhe me tre doza të vaksinës “Diteper” fëmijët mund të shkojnë në çerdhe, numri i vaksinimit është zvogëluar.
“Javën e kaluar interesi ishte rritur për marrjen e vaksinës ‘Diteper’, ditëve të fundit ky numër është zvogëluar, megjithatë sërish është i madh numri i fëmijëve që vinë të vaksionohen. Më i madh është numri i atyre që vinë për rivaksinim, pra e kanë të pranuar dozën e tretë dhe u ka mbetur rivaksinimi për të cilën dhe ja po ndodh kjo epidemi e cila me gjasë është harruar për shkak të vazhdimit të vaksinimit me MRP” – tha mjekja, Beti Gellejçevska Ilkoska.
Qytetarët rekomandojnë se evitimi i sëmundjeve ngjitëse mund të bëhet vetëm përmes vaksinimit.
“Po, duhet mbrojtje”.
“Nuk kemi frik nga kolla e keqe, por mendoj se fëmijët duhet të vaksinohen rregullisht.
“Duhet patjetër të kenë mbrojtje, edhe ne i kemi vaksinuar fëmijët tanë dhe ja ku janë, asgjë nuk ka ndodhur.” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.
Komisioni për sëmundje ngjitëse është decid se vërtetimi për fëmijët që nuk guxojnë të vaksionihet, është valid vetëm nëse është i dhënë nga Komisoni prej tre anëtarëve.
Sipas tyre, gjendja me kollën e keqe është alarmante dhe pralajmërojnë se për një afat të shkurtër mund të dalin me masa më rigoroze.
Numri i të sëmurëve me kollën e keqe në vazhdimësi rritet, ndërsa numri më i madh i të prekurve është regjistruar në kryeqytet.
Nga Komisoni për sëmundje ngjitëse kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin masa shtesë sa i përket imunizimit me vaksinën MRP.