Kompania e Jared Kushnerit synon marrëveshje në patundshmëri miliarda dollarëshe në Ballkan
Firma Affinity Partners e Jared Kushner-it është në diskutime të avancuara për tri investime për zhvillim pronash në Ballkan që mund të kalojnë 1 miliard dollarët.
Firma e kapitalit privat me bazë në Majami planifikon të transformojë ishullin e Sazanit të Shqipërisë në Mesdhe, një ish-bazë ushtarake, në një eko-resort të markës Aman, tha Kushner në një intervistë me Bloomberg News.
Affinity po kërkon gjithashtu të zhvillojë Gadishullin e Zvërnecit të Shqipërisë, një rajon bregdetar me më shumë se 5 km plazhe me rërë të bardhë. Firma planifikon të shtojë disa resorte të mëdha në zonë, me afro 10,000 vila dhe dhoma hoteli.
“Ishulli i Sazanit është një nga vijat bregdetare më të pacenuara dhe unike që kam parë në të gjithë në botën,” tha Kushner.
Duke hulumtuar me miqtë e tij Ric Grenellin, i cili ka shërbyer si ambasador i SHBA-së në Gjermani gjatë administratës Trump, dhe Asher Abehserën, atë e tërhoqi një nga zonat turistike me rritjen më të shpejtë në botë. Qyteti turistik i Shqipërisë i Ksamilit renditet ndër destinacionet kryesore globale të Airbnb-së.
Një projekt i tretë do të transformonte tre blloqe të braktisura në zemër të kryeqytetit serb Beogradit në një hotel luksoz me hapësirë komerciale dhe më shumë se 1500 rezidenca. Zona historike ka qenë e zbrazët që nga bombardimi i NATO-s në prill të vitit 1999 ndaj ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes të ish-qeverisë së Jugosllavisë.
Kushner është dhëndri i ish-presidentit Donald Trump dhe ka shërbyer si këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë. Pasi la punën e tij në qeveri, ai krijoi Affinity, që tani ka asete prej 3.1 miliardë dollarësh.
Firma mbështetej nga investitorë shtetërorë arabë, duke përfshirë rreth 2 miliardë dollarë nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite. Ai po shikon gjithashtu mundësi për të investuar në energjinë e rinovueshme, qendrat e të dhënave dhe në inteligjencën artificiale.
Kushner luajti një rol kryesor në Marrëveshjet e Abrahamit që normalizuan marrëdhëniet midis Izraelit dhe disa kombeve arabe në vitin 2020. Ai ka treguar se nuk do t’i bashkohet administratës së Trump nëse kandidati i supozuar republikan fiton zgjedhjet presidenciale në nëntor.