Kulturë

Me profesoreshën Merita Abazi, autore e disa librave me poezi dhe prozë!

Profesoresha e gjuhës shqipe në pension Merita Abazi, autore e disa librave poetike dhe letrare, sot u takua me Dekanin e Fakultetit të Shkencave Humane prof.dr. Mustafa Ibrahimi. Në këtë takim midis tjerash u diskutua edhe për Takimin letrar që do të mbahet me rastin e 21 Marsit, Ditës Botërore të Poezisë. Profesoresha Merita Abazi pranoi të jetë anëtare e Komisionit për vlerësimin e poezive më të mira që këtë vit për herë të parë organizohen nga Fakulteti i Shkencave Humane pranë UNT-së. Në këtë konkurs letrar për poezi të drejtë pjesëmarrje do të kenë të gjithë nxënësit e viteve të III dhe IV të shkollave të mesme.

Merita shkruan poezi që nga shkolla e mesme, kështu që pas pensonimit, vendosi t’i botojë krijimet e saja letrare. Në fillim e hapi kanalin e saj në Youtube me titullin “Përrallat e nanës” ku i zgjodhi, i përktheu, i përgatiti dhe i tregon në vazhdimësi në gjuhën e sotme standarde përrallat më të bukura shqiptare dhe botërore, legjendat, mitet dhe tregimet. Në vitin 2022 botoi përmbledhjen e parë me poezi “Imagjinata e endacakes” me këtë rast ajo shfrytëzoi rastin Bibliotekës së UNT-së t’i dhurojë 3 kopje të kësaj përmbledhjeje si dhe kompleti i studiueses Sadete Emërllahu Presheva si dhe librin e prof.dr.Avni Presheva “Revolucioni që revolucionizon vetëdijen”.
Merita Abazi vazhdon me aktivitetet e saja si në poezi ashtu edhe në prozë. Libri i saj i dytë “Nëpër stinët e kohës”, i cili është në shtyp është një përmbledhje kujtimesh nga fëmi jëria, rinia dhe pjekuria dhe libri i saj i tretë me tregime “Rrëfime me kordele”, janë në shtypshkronjë dhe së shpejtë do të jenë në duart e lexuesve. Ajo vazhdon me shkrime të poezive në përmbledhjen e dytë “Dashurinë ia falim pranverës”. Merita gjithashtu, është duke përgatitur një vepër me vështrimet e saja kritike për veprat e shkrimtarëve më eminent shqiptarë dhe botërorë.
Profesoreshës duke iu falënderuar i urojmë shëndet dhe suksese në veprimtarinë e saj krijuese!