Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me drejtorin e Byrosë për Zhvillim Rajonal, Daut Memishi, sot promovuan rrethojat e vendosura përgjatë lumit Shkumbin, në një gjatësi prej 3,153 metrash.

Kasami theksoi se ky është një investim serioz për sigurinë e qytetarëve që frekuentojnë këtë pjesë të qytetit.

“Ne do të vazhdojmë edhe më tej të ofrojmë siguri për qytetarët tanë”, u shpreh ai, duke falënderuar Memishin për angazhimin dhe kontributin në realizimin e këtij projekti.

Sipas tij, ky projekt është dëshmi se si pushteti qendror dhe ai lokal mund të bashkëpunojnë për të ofruar projekte konkrete në të mirë të qytetit.

" "

“Ditë të mira po vijnë për Tetovën!”, përfundoi Kasami.

sqShqip