E kërcënuan Elvirin se do t’ia dhunojnë vajzën, ish ushtari boshnjak e mori drejtësinë në dorë, njërin e vrau, tjetrin…
Gjykata Kantonale në Sarajevë e dënoi Elvir Sejfiçin me një dënim të vetëm me burg për ngjarjet e tetorit 2022 kur u vra Mirza Podbiçanin dhe u plagos Sulo Planja.
Siç njoftoi Gjykata Kantonale e Sarajevës, Elvir Sejfiç mori një dënim me burgim prej vetëm një viti e dhjetë muaj. Bëhet fjalë për një incident të ndodhur në qendër të Sarajevës në orët e mbrëmjes të 10 tetorit 2022, transmeton lideri.mk. Me atë rast, Mirza Podbiçanin u vra me thikë dhe u plagos Suljo Planja, i njohur më mirë si Suljo Domac.
Paraprakisht Elvir Sejfiq në mbrëmje para një dyqani në Sarajevë u sulmua brutalisht nga Mirza Podbiçanin dhe Suljo Planja, të cilët kërcënuan se do të përdhunojnë vajzën e tij dhe do t’i djegin shtëpinë.
Gjykata kantonale në Sarajevë i karakterizoi krimet si “Vrasje” dhe “Tentativë vrasje e kryer në çast”, transmeton lideri.mk, dhe kështu e dënoi Sejfiçin me një vit e dhjetë muaj burg.
Ndryshe, Elvir Sejfiq është fitues i çmimit më të lartë ushtarak “Zlatni Ljiljan” – dekoratë ushtarake e Ushtrisë së Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë. Ai çmim iu dha ushtarëve dhe oficerëve për arritjet më të guximshme, trimëritë dhe taktikat e treguara në luftë.