Një 16-vjeçar nga Ohri dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare, ndërsa një i mitur tjetër ka filmuar ngjarjen. Policët e Sektorit të Punëve të Brendshme në Ohër e kanë privuar nga liria 16-vjeçarin. Nga SPB Ohër thanë se deri te videoja ka ardhur një 14-vjeçar nga Ohri, i cili shantazhoi vajzën për të qenë me të, në të kundërtën do ta publikonte videon. SPB Ohër po merr masa për të gjetur edhe 14 vjeçarin. Ndaj 12 vjeçares është kryer kontroll mjekësor, ndërsa zyrtarët policorë dhe përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale Ohër, në prani të një prindi, kanë zhvilluar bisedë zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, në konsultim me prokurorin publik, ndaj kryerësve të veprës penale do të ngrihet kallëzim përkatës. /Alsat.mk

