Maqedoni

MPB me njoftim të rëndësishëm për personat që kanë takime nga 11 deri më 15 qershor

Ministria e Punëve të Brendshme informon se për shkak të azhurnimit të sistemit të dokumenteve personale në Shkup, nga 11 qershori 2021 (e premte) duke filluar nga ora 16:00, deri më 15 qershor 2021 (e martë – gjatë tërë ditës së punës deri në orën 20:00), sistemi për pranimin dhe lëshimin e dokumenteve personale (letërnjoftim, pasaportë dhe patentë shoferit) në Shkup nuk do të funksionojë.

Për atë arsye, qytetarët nga zona e qytetit të Shkupit të cilët kanë caktuar termin për të aplikuar për dokument identifikimi më 11 qershor 2021 pas orës 16, kërkohet që të shkojnë në ambientet ku u janë caktuar takimet, para orës 16:00, po të njëjtën ditë.

Qytetarëve që u është caktuar takim për 14 qershor, të drejtën për të paraqitur kërkesë për dokument personal do të mund ta shfrytëzojnë më 5 qershor, në të njëjtin vend dhe në të njëjtën orë dhe minutë siç kanë planifikuar.

Qytetarëve që u është caktuar takim për 15 qershor, të drejtën për të paraqitur kërkesë për dokument personal do të mund ta shfrytëzojnë më 6 qershor, në të njëjtin vend dhe në të njëjtën orë dhe minutë siç kanë planifikuar.

Në të njëjtën kohë, MPB informon se qytetarët e rajonit të Shkupit, dokumentet duhet t’i tërheqin deri më 11 qershor 2021 në ora 16:00, ose pas 16 qershorit.