Zv/kryeministri Arben Fetai ka pritur sot në zyrën e tij drejtoreshën e re të Shtëpisë së Shëndetit në Kërçovë, Jeta Qerimi, të cilës i uroi sukses në detyrën e re. Qerimi, e formuar profesionalisht në Kosovë dhe Austri, vlerësohet si një kuadër i ri dhe premtues që sjell energji, vizion dhe qasje moderne në sistemin shëndetësor.

Ministri Fetai theksoi se përfshirja e grave dhe të rinjve në pozita vendimmarrëse është vendimtare për modernizimin e institucioneve dhe për sjelljen e një fryme të re progresive në vend.

sqShqip