Besiana Mehmedi një organizatore e shkëlqyeshme e manifestimit tradicional “Gratë në kulturë”
Manifestimi “Gratë në kulturë” po mbahet tradicionalisht që tre vite me radhë dhe këtë manifestim e ka ideuar profesoresha Besiana Mehmedi e cila ka potencuar se ideja që të mbështesin njëra tjetrën dhe të mbajnë bashkë frymën e suksesit femëror për të vazhduar rrugën e grave të para që u përballën me sfida të shumta dhe për të dhënë model për shumë vajza të reja bën që çdo vit ky manifestim të sjellë risi dhe të ketë veçoritë e veta! Sivjet në panelin e diskutimit ishin ftuar gra me pedigre e personalitet: Edith Mihali- mjeshtre e madhe dhe artiste e merituar e cila si primadona e Teatrit të Operës e Baletit në Tiranë foli mbi eksperiencën dhe vështirësitë personale duke dhënë mesazhe të rëndësishme për të rinjët e të rejat! Poashtu Suzana Turku- Mjeshtre e madhe e Artiste e Merituar solli risi nl këtë edicion e cila si dirigjente me eksperiencë të jashtëzakonshme foli mbi rrugën drejt suksesit! Ajo dhuroo Cd dhe libra për organizatoren Besiana Mehmedi e cila me shumë përkushtim e ka ngritur këtë eveniment! E ftuara tjetër, Dr.Zana Shuteriqi solli sfidat e grave në muzikë ndërkaq pianistet Rudina Ciko e Laura Kushta sollën risi në program me një temë variacionesh të Paganinit!
Salla ku u mbajt aktiviteti ishte i mbushur përplot dhe në Galerinë Nacionale evenimenzet e tilla kanë peshën e vet!
Flautistja Albana Mustafa, përgjegjëse në shkollën e muzikës në Shkup solli sfidat e ngritjes së paraleles së parë shqipe në Shkup. Me daljen e humanistes dhe ish të burgosurës politike Flora Brovina në skenë i tërë publiku u ngrit në këmbë në shenjë nderimi!
Pas paraqitjes emocionuese të saj, mbrëmjes i dha sharm sopranoja nga Kosova, Adelina Paloja e cila në shoqërim nga Alba Muçolli ishte btilante me një vepër të Pucinit dhe “Unë biri yt Kosovë” nga Feim Ibrahimi!
Në fund të manifestimit zëvendëskryeministri i parë z.Artan Grubi ndau plaketa mirënjohje për të gjitha zonjat për kontributin e tyre në arsim e kulturë duke i falenderuar për aktivitet të mrekullueshëm që i falën Shkupit!