October 6, 2024
Maqedoni

Kush është djaloshi që e goditi rrufeja: “Zgjohej në pesë të mëngjesit, i ushqente delet, pastaj shkonte në shkollë”!

Rrufeja ka goditur një fëmijë të enjten dhe ai ka ndërruar jetë në vend. Tragjedia ka ndodhur gjatë një stuhie të fortë që ka përfshirë rajonin e Gjevgjelisë, transmeton Lideri.mk.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në fshatin Negorci të Gjevgjelisë. Fillimisht policia njoftoi se bëhet fjalë për 11 vjeçar, por pastaj u kuptua se është 17 vjeçar. Ai e ka dashur punën dhe ka ndihkuar familjen.

“Ishte një djalosh që zgjohej në ora 5 të mengjesit për të mjelur delet, shkonte ne shkolle dhe sërish kthehej per te ndihmuar familjen. Nje djalosh qe e shijonte jeten, gjithmone i buzeqeshur, i dashur nga te afermit, nuk ankohej per punen e tij. Por më tepër e shijonte dhe punonte me masë si bujk dhe bari i rritur.

Ai i respektonte të gjithë, të moshuar dhe të rinj.

Ai kishte shumë miq të të gjitha kombësive

dhe shpesh bënte miqësi me ta. Qoftë e ndritur rruga jot…”, thuhet në tekstin e shpërndarë në rrjetet sociale./Lideri