Ngritet padi ndaj kryetarit të Kumanovës
Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ka ngritur padi kundër kryetarit aktual të qytetit dhe kandidatit të Lëvizjes ZNAM për kryetar të shtetit, Maksim Dimitrievski për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.
Akuza e ngritur kundër kryetarit të komunës së Kumanovës nga prokurori i Prokurorisë Publike të Kumanovës, Isa Suljemani, bazohet në dy kallëzime penale të parashtruara nga dy kompani vendore, të cilat e kanë raportuar Dimitrievskin se nuk u ka lëshuar leje ndërtimi, gjegjësisht për të paguar komunalet për ndërtimin e një ndërtese sipas një plani urbanistik të vlefshëm. Me këtë, siç thonë ata, kryetari i Kumanovës u ka shkaktuar dëm rreth 55 mijë euro.
Nga ana tjetër, kryetari dhe kandidati për kryetar të shtetit thotë se pushteti po tenton ta diskreditojë dhe zhvlerësojë në sytë e opinionit para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale përmes disa kallëzimeve të pabaza penale për gjoja shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.
Nga kompanitë “De Luxe Auto” dhe “Hromak” thonë për TV Telma se kanë pësuar dëme prej 55 mijë eurosh për shkak se kryetari i Komunës së Kumanovës nuk u ka lëshuar zgjidhje për inkasimin e shërbimeve për objektin që sipas tyre nuk është një ndërtesë shumëkatëshe, por një ndërtesë shtatë kate, 150 metra larg gjimnazit. Ata mohojnë se janë sponsorë të ndonjë partie politike dhe e akuzojnë Dimitrievskin se nuk e respekton ligjin e ndërtimit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.