Maqedoni

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut gati 4 miliardë euro janë borxh ndaj bankave

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut për sektorin bankar për vitin 2023, qytetarët e këtij vendi u detyrohen si borxh ndaj bankave 3.97 miliardë euro, përcjell INA.

Borxhi më i madh llogaritet si kredi konsumatore, edhe ate 1.99 miliardë euro. Pastaj janë kreditë për banim në vlerë rreth 1,35 miliardë euro.

Llojet e tjera të kredive janë kredi kartela, kredi për renovim, për vetura si dhe 3.3 miliardë denarë për kredi për arsye tjera. (INA)