May 19, 2024
Maqedoni

Sela: Dibra dhe dibranët në Aleancë për Shqiptarët

Aleanca për Shqiptarët (ASH) e Ziadin Selës mbrëmë mbajti tubim me mbështetësit dhe aktivistët në Dibër.

Në një njoftim për mediat thuhet se dibranët dhanë mbështetje masovike për Aleancën për Shqiptarët dhe liderin e saj, Ziadin Sela.

“Në sallën e stërmbushur të Pallatit për Kulturë, Ziadin Sela, ministra, zëvendësministra, deputetë e zyrtarë partiak, takuan strukturat lokale të Aleancës për Shqiptarët në Dibër.
Në këtë takim u rikonfirmua mbështetja për kryetarin legjitim, Ziadin Sela dhe Aleancën për Shqiptarët si subjekt të vetëm dhe unik. Gjatë bashkëbisedimit, mes tjerash u tha se as në Dibër nuk ka ndodhur përçarje, por përkundrazi radhët e ASH-së sa vijnë e shtohen për çdo ditë”, thuhet në njoftimin për media.