Maqedoni

Gostivari shpalli qytetare nderi mjeken më të mirë në Slloveni, Hatije Ismaili

Hatije Ismaili do të shpallet qytetare nderi e Komunës së Gostivarit

Para Këshillit komunal sot propozova që mjekja Hatije Bexheti Ismaili të shpallet qytetare nderi e Komunës së Gostivarit.

Para disa ditësh mjeken Hatije BeXheti Ismaili e takova në komunën tonë. Në takim biseduam për të arriturat e saj dhe ajo vërtetë është për ta shpallur qyetetare nderi pasi na përfaqëson e na bën krenarë të gjithve si qytet.

Propozimi kaloi me unanimitet votash në Këshillin komunal të Gostivarit.

Gjinekologja nga Gostivari, Hatije Bexheti Ismaili vitin e kaluar u dekorua nga presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, me çmimin “Mjeku më i mirë në gjithë Sloveninë”. Pas zgjedhjes si gjinekologja më e mirë, ajo falë numrit të lartë të pikëve u shpall fituese edhe e çmimit “Mjeku më i mirë i Slovenisë”. Ky çmim përfaqëson një akt krenarie jo vetëm për Gostivarin, vendlindjen e saj, por për mbarë shqiptarinë.