Rajon - Botë

Gjermania e gatshme t’i shpallë luftë Rusisë?!

Dmitri Medvedev vlerësoi se biseda e përgjuar e oficerëve të Bundeswehr-it për një sulm të mundshëm në urën në Krime tregon se Gjermania po përgatitet për luftë me Rusinë.

“Përpjekja për të portretizuar bisedën e oficerit të Bundeswehr-it si lojë me raketa dhe tanke është një gënjeshtër keqdashëse. Gjermania po përgatitet për luftë me Rusinë”, tha nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë në kanalin e tij Telegram.

Margarita Simonyan, drejtuesja e kanalit shtetëror rus RT, të premten publikoi një regjistrim audio të një bisede afërsisht 30-minutëshe në të cilën, sipas mediave, mund të dëgjoheshin katër oficerë të Bundeswehr-it duke diskutuar mbi aftësitë teknike të raketës Taurus dhe nëse raketat kryqëzuese gjermane janë teknikisht të afta të shkatërrojnë urën e Krimesë.

Ministria gjermane e Mbrojtjes konfirmoi autenticitetin e regjistrimit të bisedës së brendshme të katër oficerëve të Bundeswehr-it dhe Zyra Federale për Kundërzbulimin Ushtarak nisi të gjitha masat e nevojshme.