Kolumna

Në Shqipëri mediet zhurmagjike, në Kosovë infantile!

Fadil Maloku
1. Shkollat e debateve shqiptare, s’janē më oda socializuese (si dikur) po janë shndrru në kakofoni sociale. Shkolla e debateve në Shqipëri, psh. është më shumë e prirur të prodhoj veç zhurmaxhi e kakofoni sociale. Derisa, ajo kosovare deri vonë praktikonte një kulturë të komunikimit dhe e respektit të bashkëbiseduesit, (dikush do thoshte një nus produkt arkaik i së kaluarës historike, ku kur flet njëri tjerët vetëm dëgjojnē, me respekt)
2. Në këtë kontekst dhe me këte traditë (ku njëri flet, e tjerët dëgjojnë me respekt), Shkolla kosovare e komunikimit sociopolitik, në asnjë rrethanē s’do duhej që debatet e veta publike t’i zhvillojë me uniformitet kakofonik, me zhurmë, me sharje, e fyerje nga më të ndryshmet, sikurse ata të Shqipërisë!
3. Them kështu edhe shkaku se, përvoja, mentaliteti, etnopsikologjia sociale, dhe “barrierat” psikologjike që (te kosovarët u mpleksua edhe si pasojë e okupimit shekullor nga Serbia) e krijuan këtë lloj “dallimi” me karakter të ndrydhur, të rezervuar dhe të periferizuar të “distancës specifike sociale”. Kështu arsyen e shprehive dalluese debatuese në rrafshin kombëtar, sociologjikisht mendoj unē, që duhet adresuar edhe te “kallëpet e ndryshme emancipuese”, pastaj te mentalitetet e ndara politike, si edhe te sjelljet kulturore që i shkaktoj copëtimi i trojeve tona, gjatë historisë.