Veshja e mësuesit, mësueses dhe ….
Nehat Jahiu
Duke punuar në arsim si mësues 40 vite kam shumëçka për të thënë dhe për të shkruar, por në këtë shkrim dua të i përmendi vetëm disa gjëra që nuk më kanë lënë asnjëherë përshtypje të mira dhe që gjithnjë i kam kundërshtuar, por edhe sot i kundërshtojë. Në fillim do të ndalem tek veshja e disa mësueseve, mësuesve, profesorëve, profesoreshave.
Veshja e tyre nuk është aspak sipas normave pedagogjike. Mësuesja, mësuesi, profesoresha profesori duhet të jenë shembull me veshjen e tyre. Ata (ato) duhet të jenë të veshura ashtu që të jenë shembull edhe për të tjerët dhe/ të vishen me veshje të papërshtatshme dhe me atë veshje të shkojnë në shkollë dhe të futen në mësonjëtore para nxënësëve me një veshje që është e papërshtatshme dhe çoroditëse.
Sipas mendimit tim drejtoria e shkollës, shërbimi pedagogjik dhe organet shkollore mësimdhënësve dhe edukatorëve dhe edukatoreve të tilla duhet të ua tërheqin vërejtje dhe nëse nuk e ndryshojnë mënyrën e veshjes së tyre, atëherë të merren edhe masa më rigoroze ndaj të tillave ose të tillëve.