Opinion

Sot u hallakata në mes Tetovës!

Daim Iliazi

Sot u hallakata në mes Tetovës!!
Ndodh edhe kjo..Isha në spitalin e Tetovës, për fizioterapi, spondilioza e qafës. Hyra në zyrë, mjeku më kontrolloi, dola e shkova te motra të paguaj. Ajo filloi ta, mbush kartonin, e shiqoj ajo i shkruan krejt të dhënat e mia maqedonisht, veç në qirilic, unë reagova:
– Pse veç maqedonisht? – i thashë unë.
Motra edhe ajo shyptare, më thot’:
– Po krejt kështu i mbushim. Po mirë, ma jep kartonin, – më thot, – do ta fshi emrin e mbiemrin me qirilic, – dhe e shkruajti shqip, por krejt pjesa tjetër, udhëzimi mbetën në maqedonisht. Motra më thot’: – Edhe ajo don që të jenë shqip, por krejt kartonat i kanë maqedonisht!
Dola nga zyra sytë xixa xixa, miza, miza dhe në koridor, më takon një ish nxënësi im, mjek, më pa se jam hallakat, ma mati shtypjen 110 me 195, më tha:
– O profi a mos je nervozu diçka shumë, shtypja e gjakut në hava të ka hyp!
– Më erdhi t’i thej dyer e dritare të spitalit, e t’i shaj me ka krejt!
Ai më tha:
– Prof, kot nervozohesh, krejt raportet, pagesat i shkruajn maqedonisht, kjo është me vite e vite kështu!
– Si mos me u hallakat, mos me u tranu fare, kur në mes Tetovës kreshnike, qe 15 vite, kemi pas Ministra shëndetsie shyptar, drejtor spitali te çdo herë shyptar dhe e kanë lënë spitalin në këtë mizeri, për gjunah, për lëmoshë, ç’ka kanë bërë këto çausha deri sot?
Dhe më keq shkova të filloj me kinezoterapi fizikale, aty në koridor presin nja 30 persona, i pyes:
– A pritni për masazh a?
– Po! – më thanë, – çdo ditë presim nga 4 orë për masazhë me lampë elektrike 10 minutshe!
As nuk japin numër rendor, as karrige për t’u ulë, do plaka e pleq, duke ofkëlluar janë mbështetë për muri.
– Jo, – më tha një motër, aty që punon, – nuk japim numra rendor!
– Po pse nuk jepni numra?
– Sepse kemi veç 3 aparate, duhet edhe nja 3-4, atëher puna do ec më shpejt me numra dhe pacientët do presin vetëm nja 1 orë!
Njëri, një djal infermier më tha:
– O Lal, pse veç ti po reagon a ma trim je?
I them:
– Nuk jam Lal!
Ai ma ktheu:
– O Bac, po askush nuk reagon, veç ti po ban potere! Mjerë pacientët presin si dhen nga 4-5 orë. E pyes:
– Po një aparat sa kushton?
Më tha:
– Afro 7000 euro!
I thash motrës se:
– Do i lus nja tre hoxhallarë ditën e xhumo, të mbledhin pare prej xhematit, e t’i blejnë ato 3 aparate, për masazhe kineziterapi! Po pse kemi vëndu Ministra shëndetësie arnauta, pse 17 vjet kemi vëndue drejtora arnauta, a me çëru voe, a me i maltretu pacientët, që vijnë nga 10-15 km largësi!
Ika me gojēn pelin. Pra në emër të këtyre 30 pacientëve, e lus Premierin teknik, Xaferin, e lus Ministrin e shëndetsisë Demirin, e lus Ministrin e pareve, financave Besimin, ta ekipojnë me këto 3-4 aparate repartin e fizioterapisë, të shpëtojnë pacientët e lodhur duke pritur me orë të tëra dhe fizioterapeutët, që nuk bëjnë asnjë zhurmë, përndyshe do t’i mbledh nëshkrimet e atyre pacienteve dhe do t’iu drejtohem disa Ambasadave të huaja në Shkup për furnizim, me këto aparate. Pra, ishte një ditë e rëndë sot për mu, shkova të shërohem, u sëmura edhe më shumë…Tamam spital afrikan…Dhe duke biseduar me vetvehten…Po ku janë gazetarët? A është gjuha shqipe gjuhë zyrtare?vaj vatani, mjer mileti!!!