Maqedoni

ASh në Qendrën Memoriale të Jasharajve në Prekaz, për të shënuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Delegacioni i Aleancës për Shqiptarët, i përbërë nga Sekretari i Përgjithshëm, Krenar Lloga, Sekretari Organizativ, Isen Shabani, Kryetarja e Asamblesë së Gruas, Vjollcë Berisha, Nënkryetari Elmi Aziri, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Naim Bajrami dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Tiron Jajaga, kanë bërë homaxhe tek varrezat e dëshmorëve të familjes heroike Jashari.

“Në këtë ditë feste për mbarë kombin, nderojmë ata që ishin më meritorët dhe nismëtarët e luftës për lirinë e Kosovës, martirët dhe dëshmorët e familjes Jashari, me në krye gjeneralin e aradhave të para të UÇK-së, Adem Jasharin. Liria e fituar me aq sakrificë solli Pavarësinë të cilën e shijojnë sot të gjithë qytetarët. Urojmë që me punë dhe përkushtim të njëjtë ta shohim Kosovën krah vendeve më të zhvilluara të botës dhe pjesë të familjes së madhe Evropiane”, thuhet në njoftimin e ASh-së.