Maqedoni

Supremja me vendim të ri për “Alfën” – deklarohet Agim Islami

Rikthehet shpresa për dëshmimin e pafajësisë së Agim Islamit, transmeton TV21.

Gjykata Supreme ka sjell vendim që lëndën e Islamit, ta dërgojë në Gjykatën Themelore. Kjo hap rrugën për rigjykim të lëndës së Agim Islamit, pas dorëzimit të dëshmive të reja.

E për këtë vendim është prononcuar dhe Islami.

“Shpresoj të marrin parasysh të gjitha dëshmitë e reja që dëshmojnë se njerëz të pafajshëm qëndrojnë në burg, vendimi të jetë i shpejtë, pa zvarritje të reja dhe të rikthehet rasti “Alfa” prej fillimi. Liri për rastin “Alfa” asgjë tjetër. 16 vjet në burg pa asnjë faj”, shkroi Islami në Facebook.

Kujtojmë se Gjykata kishte refuzuar rigjykimin për lëndën e Almir Dërplanit, i dënuar poashtu në rastin “Alfa”.