May 14, 2024
Maqedoni

Anëtarët e KSHZ-së nuk do të marrin bonuse shtesë për zgjedhjet lokale

“Anëtarët e KSHZ-së përveç pagave tona të rregullta nuk do të marrim kurrfarë bonuese edhe pse kemi të drejtë për këtë”, ka thënë Kondarko.

Kompensimet për personat tjerë të punësuar në KSHZ, personat e angazhuar shtesë, anëtarët e KKZ-së dhe KZ-së mbeten, si dhe shtohen anëtarët e Komisionit Zgjedhor të Qytetit të Shkupit. Tarifa për KKZ dhe KZ është rritur për 25 për qind në komunat ku ka pasur një raund të dytë të votimit për kryetar, si dhe për 20 për qind për organet zgjedhore në komunat ku kishte votim për të të sëmurëve dhe të pafuqishmëve.

Përfitime shtesë do të ketë edhe për të punësuarit në KSHZ në sektorët rajonal dhe zyrat e KSHZ-së, si dhe për të punësuarit në MPB që e siguruan materialin e besueshëm dhe terminalet për gjurmë të gishtërinjve. Korrigjime do të ketë edhe për kriteret për stafin e KSHZ-së që kanë kryer detyra jashtë përshkrimit të tyre të punës sipas sistematizimit të KSHZ-së, si dhe për edukatorët e certifikuar.

KSHZ-ja sot i konfirmoi edhe rezultatet përfundimtare nga rrethi i dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të Dibrës që u mbajtën më 14 nëntor. Fitoi kandidati për kryetar komune të BDI-së, Hekuran Duka.