“Alarmi” ishte i rrejshëm, nuk do ketë ndërprerje uji sot në Shkup
Qyteti i Shkupit gjatë ditës së sotme do të furnizohet rregullisht me ujë, pa asnjë ndërprerje, njoftojnë nga Ndërmarrja Publike Ujësjellësi dhe Kanalizimi.
“Fatkeqësisht në rrjetet sociale janë publikuar dhe shpërndarë informata të pasakta dhe të paverifikuara nga persona të paautorizuar dhe ndaj këtyre personave, Ndërmarrja Publike e Ujësjellësi dhe Kanalizimi do të ndërmarrë hapat e duhur për të përcaktuar përgjegjësinë për tentativën për të krijuar pasiguri te qytetarët e qytetit të Shkupit.
Të gjitha zonat e banuara në qytetin e Shkupit do të furnizohen rregullisht me ujë të pijshëm”, thonë nga Ndërmarrja.