Kulturë

Hirushja e Mitrovicës

Nga Shyqyri Fejzo

Për “maja e kreshta” të artit që nderojnë shqiptarizmën.

Trajtimi mitik i Shqipërisë është mjaft i përhapur sot në vend dhe jashtë tij. Jo shqiptarët që kanë vizituar vendin, apo analizuar problemin, janë përqëndruar tek historia, gjuha e veçantë, nga pejsazhi dhe natyra e pa ndotur, prapambetja dhe mjerimi, sponatniteti popullor, zakonet e lashta si dhe përzjerja e lindores me perëndimoren, nga copëzimi dhe larushitja e vendit, nga e panjohura e zanafillës së tij. Bota kështu na njeh në vija të trasha, po kjo nuk është e tëra. Jo më pak shkrime e analiza ka për karakterin, vetitë genin e shqiptarit, se i tillë është dhe realiteti.

Pas kësaj “hyrje të cunguar” në këtë shkrim dua të ndalem në vetitë e shqiptarit, genin e tij me theks jo vetëm qartësinë e mendimit, por veçanrisht në këmbënguljen. Këto dukuri lidhen direkt me përvetësimin e gjuhëve të huaja, përshtatëshmërinë dhe dukuri e tendenca për të realizuar më të mirën bashkëkohoren, në përputhje me stadet e zhvillimit të vendeve ku jetojnë dhe të shoqërisë në përgjithësi.

Midis dhjetra shembujve që mund të jepen sot për këto probleme, do të veçonim atë të sopranos Elbenita Kajtazi e cila në sajë të një pune kolosale, ka arritur e synon suksese të tjera në fushën e muzikës operistike e interpertimit të saj. Bota kritike muzikore vlerëson lart zërat e rrallë, timbrin e bukur, interpretimin e thellë shpirtëror të saj. Në media është publikuar me emrin e bukur “Hirushja e Mitrovicës”. Kur flitet ose shkruhet për një figurë tipike të kulturës, artit, sportit etj.jemi mësuar dhe jemi njohur veç me sukses, arritje në ngjitje, me një fëmijëni kështu, ose ashtu, me të dhëna interesante dhe premtuse për të ardhmen. Kjo na bën disi të përgatitur çfarë do të dëgjojmë, shikojmë apo lexojmë më pas. Por, rastet në jetë janë të ndryshme, si vetë jeta.

Po të shikosh apo dëgjojsh civinë e Elbenitës, sipas tregimit modest të saj në takimin e njohur me kryeministrin Edi Rama do të fiksoheshin disa të dhëna dhe momente intersante të jetës saj. Në intervistë dhe në biseda, në çdo fjalë a fjali, (zakonisht të shkurtra e të kursyera),bashkëbiseduese interesante dhe dëgjuese e vemendëshme. Në çdo veprim të imagjinuar dhe konkret, ajo duket sikur luan një simfoni, ku tasiera e preferuar e saj është konkretja dhe humanizmi.. Kushdo që e ka njohur, dëshmon dhe flet se në bukurinë e saj natyrore është bashkuar një mendje e fuqishme e pasur me dituri, me karakter shumë të gëzuar, të thjeshtë, bashkë me ndjenjën madhështore të dinjitetit vetiak.

Më e madhja e një “skuadre volej-bolli” me gjashtë motra dhe një vëlla, më i vogli i fëmijve, i cili në shkurt mbush 17 vjeç. Po të pyeste njeri për kuriozitet se “kur ka nisur të kërcejë si balerinë?” do të ishte me vend përgjigja “që në barkun e nënës kur ajo shkonte në Skënderaj në rrugë e pa rrugë nga tmerret e luftës.” E madhja, “hallemadhja”i thonë një fjale të mençme në Shqipëri. E madhja e gjashtë motrave. Nuk është pak. Motra e katërt lindi në Durrës, ku familja komplet ishte shperngulur nga lufta në Kosovë, ndaj me të drejtë i vumë emrin “Fitorja”. “Dashurinë për njeri-tjetrin ne e ndjemë që kur erdhëm në kufi. Një polic shqiptar më rroku për qafe e më rrëmbeu nga traktori duke më mbajtur në krah. Nuk e harroj atë moment.” Më pas kur pushoi lufta dhe u shpall fitorja, ata u kthyen në Mitrovicë. Sejcili nga familja dhe së toku dualën detyrat e eliminimit të shkatërrimeve të luftës. Duke kërkuar gjetëm lopën që i kishte grumbulluar e kujdesej për to një fshatar zemërbardhë dhe i ndershëm aty afër. Unë e njoha lopën menjëherë. Jo vetëm nga nishani që i kishim lidhur në bisht. Që ato ditë fillova të ushqej e mjel lopën si dhe të shes përditë qumështin në qytet. Këtë punë e kam bërë me kënaqësi të madhe. Më takonte si fëmija i madh.

Duke dëgjuar videon e shkruar për këto probleme, të kujtohen menjëherë mendimet e dietarëve e personaliteteve të shquara, si Hygoj, Tolstoi, Heminguej apo Lasgushi ynë se ”faktor kryesor për arritjen e një suksesi në jetë është dhe një fëmijëri e vuajtur dhe e varfër.” Dhe personazhi i këtij shkrimi nuk bën asnjë përjashtim nga ato konkluzione të njerëzve të shquar.

Prindët e Elbenitës, si shumica e shqiptarëve, kanë dashuruar e duan pa masë lirinë dhe diturinë. Për të ardhmen e vajzës tyre të dashur ata synonin ta çonin në shkollë. Të dhënat e para siç shprehet ajo, “kam kënduar në heshtje. Ishte luftë.” Në Durrës, ku dëgjuam dhe lajmin e fitores dhe u bëmë në shtëpi me motrën tonë “Fitore”plot katër vajza, kam kënduar me zë dhe bukur, siç më thanë.

Pas diskutimesh e hamendësimesh, që lidhëshin me mundësitë e vazhdimit të shkollës e varfërisë që e kishin shoqëruese, ata vajzën e dërguan në shkollën e muzikës “Tefta Tashko” në Mitrovicë. Nga ajo shkollë përveçse dëgjoi për herë të parë muzikë operistike dhe konkretisht të madhen Marie Kallas, u përcaktuan e zbuluan dhe prirjet e saj për muzikën operistike. Tani ajo kujton fillimin në Prishtinë në fakultetin e Arteve. Megjithëse punonte e studjonte pa pushim, por në thelb e kuptonte se aq ishte pak. Pati mëdyshje për ta lënë atë shkollë e të bëhej avokate, por këmbëngulja e së ëmës bëri që të kërkonte më tej për muzikë. Duke parë “Traviatën” në TV.dhënë në sallën e Operas në Londër, bashkë me të ëmën, ajo e nxiti ti shkruajë solistes kryesore të asaj shfaqjeje, Ermonela Jaho e ti kërkonte ndonjë ndihmë. Mençuria popullore thotë se “Ai që kërkon, gjen, por ai që këmbëngul, gjen dhe merr.” Kështu ndodhi edhe me Elbenita Kajtazin. Pas mesazhit dhe linkut që i dërgoi, i erdhi menjëherë përgjigja pozitive nga Ermonela, e cila pas një muaji, për fatin e të dyjave, shkoi në Prishtinë për të dhënë shfaqje. Kuptohet, aty koordinuan më mirë punët për vazhdimësinë. Më pas pë Elbenita Kajtazin filluan intensitet pune, emocione por edhe kënaqësi e rrugëzgjidhje. Ajo kujton me shumë respekt pedagogen e apasionuar të muzikës në Amerikë, Vera Kalabri e cila organizoi dy edicione në Gjermani. “Hirushja e Mitrovicës” qëndroi dy vjet e gjysëm në Gjermani, ku mendon se fitoi shumë, si në mësimin e gjuhës gjermane dhe në muzikë. Është botërisht e njohur aftësia e shqiptarit në përvehtësimin me themel të gjuhëve të huaja. Këtë e vërtetoi më së miri dhe Elbenita. Natyrisht, zotësia e saj për të kaluar me lehtësi nga një mjedis në tjetrin, nuk e shtyu të shkëputej shpirtërisht nga vendlindja dhe nga dëshira përherë e gjallë për t’u rikthyer në atdhe. Të çudit dhe të kënaq fakti kur dëgjon në biseda e intervista sa bukur e pastër e flet gjuhën e nënës, shqipen e bukur sopranoja.

Profesoresha e këndimit në Gjermani, ishte e rreptë, por veçanrisht e saktë. Kjo bëri tek artistja të krijojë bindje të qëndrueshme e të drejta për sistemin gjerman. Në punë, veprimtari artistike apo në pushime me miq e shokë ajo në një formë a tjetër, do të përmendë Ermanela Jahon që me respekt të veçantë e quan “motra e madhe.” Arritjet e këtyre “motrave soprano” janë vërtet të admirueshme në fushën e muzikës operistike,si gjeografi shpërndarje në shumë vende të Europës e botës, në role e vlerësime me cmime të shumta.

Çdo i ri apo e re, dihet se në jetë kanë dhe një qëllim final, ngritjen dhe funksionimin e familjes, qelizës bazë të shoqërisë, për vazhdimin e pemës gjenealogjike të sejcilit. I zgjedhuri i zemrës saj është Ardiani, qe vjen nga Vushtrria, shokë e të njohur nga shkolla e mesme. Ata kanë 15 vjet bashkëjetese, por vetëm 5 vitet e fundit, kur bashkëshorti po punon në Hamburg, janë më të qetë e të lumtur, mbasi më përpara u ishin diktuar lëvizje që vinin nga natyra e punës dhe profesionit. Do t’me lejojë Elbenita të shkruaj një nënkapitull fantazi të lidhur me muzikën në familjen e tyre pas një pune të lodhëshme.

Në pushimet shlodhëse të shkurtra apo dhe pak të gjata, muzika, veçanërisht ajo popullore ishte “ushqimi” i dytë shlodhës i tyre.

-Mua muzika popullore, siç e di dhe e ke vënë re gjatë këtyre viteve bashëjetesë partnerë në familje, më shlodh, më krijon disa emocione në subkoshiencë dhe më çon peshë gjithë organizmin. Njëqind probleme të kem në tru, duket sikur ato zgjidhen të gjitha, shuhen dhe pa dashur, kam hyrë në linjën melodike të këngës, të tekstit…

` -Mirë e thua, Ela. Ti në shpirt, në mendime je artiste. Dhe artistët, kompozitori, formuluesi i tekstit, interpretuesi(këngëtari) janë shkencëtarë në një farë mënyre, por desha të them shkencëtarë simpatikë, mbasi shtrydhin kokën e mendimet e tyre për të dhënë njerëzve kënaqësinë, si kjo që po provojmë ne të dy pas kësaj lodhje…

-Ngrije dhe pak zërin të lutem, se po këndon “Bareshën” Nexhmije Pagarusha…

-Është e pa përsëritshme vërtet, Nexhmije Pagarusha. Unë emocione të jashtëzakonëshme ndjej dhe kur dëgjoj Vaçe Zelën kur këndon këngën “gjyshja”. Në veshë buçasin ato nota e tinguj nostalgjikë, aq të bukur të krijuara nga i madhi Agim Krajka, me një rregjistër zëri si të Vaçes, po në sytë e mendjes kam gjyshen time…

Dhe biseda vazhdonte e rridhte për bukuri për këngëtarë të tjerë të vendit, të Italisë, Gjermanisë, Anglisë, Amerikës, Greqisë apo dhe për këngën “Lane Moje” kënduar në një festival Europian të këngës nga Zeljko Jaksimoviç i Sërbisë. Arti është art. E bukura pëlqehet nga të gjthë dhe kudo.

-Nuk po futem në muzikën operistike të lakoj “Manon Lesko” e perla të tjera të saj. Ato janë ushqimi juaj shpirtëror. Ti e dashur Ela, që rrezaton gjithnjë mirësi, e dashuron të bukurën. E di si ka shkruar Dostojevski?…”Bukuria do të pushtojë botën…”

-Ti e di, Ardiani. Për Dostojevskin unë kam debolesë të madhe. Një shkrimtar shumë i thellë psikologjik. Tolstoi, Pushkini, Turgenievi, Gogoli, e një plejadë e tyre të para revolucionit janë të pa arritshëm…Unë kur kam kohë, nuk shkëputem dot nga leximi i veprave të tyre, ashtu si më tërheqin veprat e Kadaresë, apo libri fantastik “Gjuetari i balonave”

Elbanita fërkon duart, mbyll sytë e duket diçka ëndërron e thotë:”…-

.-Por, krahas tyre kontribut jo i pakët është dhënë nga zhvillimet e sotme dhe muzika ka marrë përmasa botrore dhe shpesh po del në skenë pa një autor, po me kooperim. Arkitekti shqiptar i “Taxhmahallit të famshëm në Agra të Indisë, kompozitori Yannis Love is All and Prelude, grek, ekzekuton në duduk latinoamerikani Pedro Eustache, tonin ja jep mezosopranoja kineze, me ekzekutimin e saj të papërsëritshëm. A e shikon çfarë kombinimi e arritje ka nga ajka e personaliteteve të muzikës e artit botror? Jetojmë kohra vërtet interesante…

-Po.Është e vërtetë. Po ka ca gjëra lidhur me muzikën që mbeten thellë në subkoshiencën e njeriut dhe pa “kurdisur,”shpesh ato që lidhen me muzikën, duket sikur të shoqërojnë në cdo hap. Te unë këto dukuri shfaqen për këngë të bukura të muzikës popullore, ndërsa ty e dashur rrethi i shoqërimit është më i madh, më i gjërë…

-Kjo është e vërtetë i dashur. Unë muzikën popullore e kam shpirt e xhan.Nuk ngopem së dëgjuari.

-E di.Të kam parë e dëgjuar me shpirt në shkurtin e vitit 2022, kur këndove këngën “Vet ke mbetë”.- qeshin me shpirt të dy.

-Ti edhe kur punon, pa ze imiton dicka…

-Aha! E ke vënë re? Vec muzikës popullore, të them të drejtën, më josh shumë dhe muzika orkestrale.Nuk kam përse ta fsheh. Kur dëgjoj “Vëlltavën”e Smetanës lumturohem, ashtu si bëhem edhe kur dëgjoj nga Diku Si “marmërimin e ujrave të pranverës” apo veprën simfonike të Tish Daisë “Një ditë pikniku”….

Pas kësaj shlodhje shumë aktive çifti vazhdon punën aty ku e kishin lënë, me energji dhe frymëzim të ri nën vështimet e njëri-tjetrit duke dëgjuar dhe fishkëllimën e lehtë të Ardienit nga kënga e “Baresha”,gati imitonte tingujt e violinës së Shkëlzen Dolit.

Mendoj se kot nuk ja kanë ngjitur emrin “Hirushja e Mitrovicës-“ Kur kthen kokën pas, në fytyrën e Elbenita Kajtazit gjithjë çel trëndafili i një buzëqeshje të mirë, që buron nga shpirti i saj i pastër, nga fakti se gjatë gjithë jetës së saj, në çdo hap që ka hedhur, e ka karakterizuar mirësia, fisnikëria dhe dashuria e pakufishme për kombin, për njerëzit.Njeriut të qeshur i hapet çdo portë. Ajo të qeshurën gurgulluese e mban në buzë, dhe thellë në shpirt.

Nga lufta në Kosovë dhe më tej, asaj, prindëve, motrave e vëllait, familjarisht u pëlqen Shqipëria e veçanrisht perla e bregdetit Jonian, Qeparoi. Çdo vit ata aty kalojnë pushimet.

Arritjet nuk e dehin e frenojnë në asnjë çast artisten. Po të hedhësh një sy vendeve ku ka kënduar, rolet e titujve të operave ku ka luajtur, cmimet me të cilat është vlerësuar, del një odise interesante e veprimtarisë së sopranos, duke u bërë e njohur, e dashur për interpretimin brilant të saj. Ëmbëlsinë e zërit të saj kanë pasur fatin ta dëgjojnë e shijojnë spektatorët jo vetëm të Hamburgut në sallat e koncerteve të Elbfilarmonisë të famshme të qytetit metropol, por edhe të Berlinit,Mynihut, Parisit, Romës,Shtëpinë e Operas në Korenë e Jugut, Theatro Sao Pedro në San Paolo Brazil, programi Campo d’oro Neë York. Salsburg festival dhjetor 2017,Cardif, Lyon, Grand Teatre de Genevë etj.Gjeografia e vendeve që kanë provuar kënaqësinë që të dhuron interpertimi i sopranos Elebenita Kajtazi është e madhe,në pothuajse në pesë kontinentet. Rolet e saj të denja dhe të pa përsëritshme,kanë qënë ai i Violetta-La traviata, Mimi-La Bogeme,Micaela- Carmen,Tatyana-Eugen Onegin,Liu-Turandot, Pamina-Die Zauberflote, Dona Anna- Don Giovanni, Manon- Manon, Adina-Lelisir Damore, etj.

Një varg cmimesh kombëtare dhe ndërkombëtare pasurojnë civinë dhe karierën brilante të saj.

Në “Elbfilarmoninë koncentrale” fantastike të Hamburgut ku jep koncerte të herë pas hershme, aty enden dhe ëndrrat e perspektiva e mëtejshme e lidhur ngushtë me shpresat e mundësitë për sa më shumë koncerte, për të debutuar në Teatrin e Operas e Baletit në Shqipëri, për të parë sa më shpejt në veprimtari Teatrin e Operas të Kosovës.

Aftësia për t’u përshtatur siç duhet dhe shpejt nënkupton zgjuarësi të zhvilluar, që nuk njeh gjurmë misticizmi. As mjegullnajat nuk ia turbullojnë mendjen shqiptarit.. Tek shqiptari në thelb nuk gjen asgjë monstruoze, as të shpërpjestuar. Përkundrazi: e ka tejet të zhvilluar qëndrimin kritik dhe filozofik ndaj shoqërisë dhe jetës. Mençuria e shqiptarit e përjashton sidomos naivitetin, mendjelehtësinë. Ai është gjithmonë realist, me këmbët në tokë, i vëmendshëm, rrallëherë i hutuar

Nëpërmjet kësaj optike sot mund të shikohen arritjet e të rinjve e sidomos të rejave në vend e kudo në botë. Arritjet e sopranos Elbenita Kajtazi, së bashku me motrën e saj të madhe Ermonela Jaho në muzikën operistike, Mira Murati në intelegjencën artificiale, të Suzana Zuta në energjinë e rinovueshme e gazin jeshil, të kampioneve te Karatese Kelmendi, Gashi e krejt shkollës së karatesë në Fushkosovë, të Sadbere Emshiu si pedagoge e gjuhës shqipe dhe Gjermane në Hamburg, e dhjetra të tjera.Ato janë kreshtat e majave më të larta të intelektualëve e intelegjencës,me të cilët është gërshetuar kultura, Atdhetarizmi e pariotizmi dhe tregojnë për genin e fuqishëm shqiptar,shpresë për vendin në të ardhmen, me të cilat krenohen gjithë shqiptarët.