Berisha: Ahmetaj tronditi socialistët, Rama-Veliaj janë në krye të aferës me inceneratorët
Lideri I opozitës Sali Berisha deklaroi para qindra mbështetësve të mbledhur poshtë banesës së tij për ditën e 33 me rradhë, se intervista e Arben Ahmetajt ka tronditur më së shumti socialistët shqiptarë. Berisha tha se socialistët dëgjuan nga ish-numri 2 i qeverise se në krye të aferës së shekullit janë Edi Rama dhe Erjon Veliaj dhe se mbrojtës të kësaj afere janë Altin Dumani dhe prokurorët e SPAK.
Në intervistë mbrëmë ish-zëvendësi i Edi Ramës, tronditi anë e kënd PS-në, tronditi thellë ata socialistë të cilët për bindjet e tyre e kanë patur të vështirë të besojnë denoncimet e PD-së, të besojnë denoncimet e Sali Berishës se, kreu i vjedhjes së shekullit është Edi Rama, se pronar i djegësit të Tiranës është Erion Veliaj dhe Edi Rama.
Sfidat i kemi tejkaluar me mbështetjen tuaj
Se mbrojtjes të vjedhjes së shekullit janë Dumanër e kompani.
Por Arben Ahmetaj mbrëmë nuk ju tha të vërtetën ju dhe as demokratëve, se ju e keni dëgjuar dhe besuar, por ju tha të vërtetën socialistëve të cilëve ju drejtua se afera e djegësave është një aferë llahtarisht, është një aferë e mafias më të rrezikshme të Shqipërisë.
Berisha u ktheu përgjigje edhe atyre që pretendonin se Ahmetaj nuk paraqiti fakte duke thënë se faktet dhe qindra dokumentet zyrtare të aferës së inceneratorëve janë paraqitur që nga muaji korrik I vitit të kaluar, të gjitha këto me firmat e Edi Ramës, Engjëll Agacit apo të Niko Peleshit, në mungesë e me porosi të Ramës, për procedurën e kundraligjshme me negociata të mbyllura, firmën e Ramës për bonuesin prej 8 pikësh për një sipërmarrje që nuk ekzistonte e një sërë dokumentesh të tjera.
“Këto dokumente nuk kanë nevojë për asnjë tjetër për të faktuar se autor kryesor i vjedhjes së shekullit është Edi Rama.
Këto dokumente i mjaftojnë çdo njeriu të ndershëm, çdo qytetari, gazetari, juristi, gjykatësi dhe çdo prokurori për të prangosur Edi Ramën si kryehajdutin e aferës së shekullit.
Akuzojeni për çtë doni, por jo se nuk paraqiti dokumentet. Se mbi bazën e këtyre dokumenteve, Arben Ahmetaj deklaroi mbrëmë se çështja, se afera e djegësave ka për kokë nivelin më të lartë.
Dhe niveli më i lartë në qeverinë qendrore është Edi Rama, dhe niveli më i lartë në qeverinë lokale është Erion Veliaj.”
Berisha u ndal edhe tek kërcënimet ndaj Arben Ahmetaj dhe familjarëve të tij dhe kishte një mesazh direct për Kryeministrin Edi Rama.
“Por të jem i sinqertë pati një aspekt në të cilin nuk është se, nuk u emocionova.
Pati një aspekt tronditës në rrëfimin dhe intervistën e tij.
Cili ishte ky aspekt? Kërcënimi me jetë i tij në kryesinë e partisë nga qelitë e burgjeve, duke dëshmuar se gjithçka zhvillohej si në shpellat, si në bodrumet e mafias.
Këtu unë i jap të drejtë, sado që në rrëfimin e tij tronditës përpiqej herë të thoshte se, frika është normale, dhe sigurisht normale është, dhe herë tjetër se unë nuk kam frikë, por e vërteta është se ai është kërcënuar me jetë dhe kërcënuesi i tij ka një emër, dhe siç e tha dhe ai vetë, është Edi Rama.
Miq!
Tani unë këtu në emër tuaj, i deklaroj Edi Ramës se një qime floku po e prekët Arben Ahmetajt dhe familjes së tij, do ta pësosh me familjen tënde.
Ja bëj këtë sepse Arben Ahmetaj, të denoncojë.
E bëre me Ervis Martinin, por se bën dot kurrë për Arben Ahmetaj.
Mos përdor kriminel mor hajdut, përdor vrasës, mor frikacak, sepse nuk do të mund të ndalosh veprime të tjera pastaj.”
Berisha tha se me akt akuzën që Altin Dumani kishte formuluar ndaj Arben Ahmetajt, implikonte veten këmbë e kokë si një njeri i keqpërdorur nga Rama, pasi kërkonte të mbulonte të gjithë krimin monstruoz të Edi Ramës me firma që nuk ishin të vendosura nga Ahmetaj. Ai tha se Dumani shkartisi dosjen dhe përjashtoi procedurën nga hetimi, e cila ishte krim ekonomik.
“Miq, nuk ka aktakuzë më të rëndë për Altin Dumanin.
Altin, Rruga e Shpresës të pyet ty, pse e mbyll gojën ti për 130 milionë euro të zhdukura? Sa ke marrë ti për të mbyllur gojën? Sa miliona euro të kanë paguar ty djegësit për të injoruar këtë vjedhje të tmerrshme?
Çfarë tha Arben Ahmetaj? Folloë the Money! 60 milionë kanë shkuar në Dubai me një Blerim Hoxha, do vijmë aty një ditë tjetër.
Çfarë u tha shqiptarëve Altin Dumani? Jo, jo, mos harroni, Dumani të cilit i kanë mbyllur gojën me thasë me euro, me valixhe me euro, çfarë u tha? Kur u detyrua të lëshonte urdhër-arrestet për pseudopronarët, Zoto dhe Mërtiri, jo tha, nuk e sekuestrojmë djegësin e Tiranës, aty nuk kishte asgjë për të sekuestruar.
Ashtu si nje natë më parë, Berisha u ndal u ndal edhe tek afera e Eco Parkut ne Porto Romano, e cila u denoncua edhe edhe nga ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj. Berisha tha se në këtë aferë bashkohen në një, Edi Rama me thjeshtrën e tij përmes kompanisë Dimaja si dhe Lulzim Basha me Viktoria Investin, përmes të cilave u grabitën dhe u ndanë 13 mln euro. Berisha u bëri thirrje shqiptarëve, Brenda dhe jashtë vendit të vijnë dhe të luftojnë për nderin dhe dinjitetin e tyre kundër kësaj mafia të rrezikshme për vendin, rajonin dhe europën.”